10:37 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / AR

Princesha Lilibet merr një dhuratë të veçantë nga gjyshi i saj, Mbreti Charles

Princesha Lilibet e Sussex ka festuar ditëlindjen.

Ajo ka pranuar një dhuratë edhe nga gjyshi i saj, Mbreti Charles lll, transmeton Indeksonline.

Mbreti Charles III  i jep Princeshës Lilibet një shtëpi lojërash për ditëlindjen e saj dyvjeçare - nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth, kishte tashmë një të ngjashme. 

Siç raporton 20min.ch, ai i kishte porositur një shtëpi lojërash, gjest i cili përkujton mbretëreshën Elizabeth ll, e cila vdiq në shtatorin e vitit të kaluar.

Lilibet Diana Mountbatten-Windsor mori zyrtarisht titullin e saj të princeshës në mars.

Si fëmijë, Mbretëresha kishte luajtur me njërën nga këto shtëpi me motrën e saj të vogël, Princeshën Margaret./Indeksonline/

Kjo iu dha Elizabeth II të vogël në vitin 1930. Ajo ishte gjashtë vjeç në atë kohë. 
Ajo thuhet se ka luajtur në shtëpi me motrën e saj të vogël Margerete.