17:00 / E Mërkurë, 08 Qershor 2022 / AR

Princesha Märtha Louise e Norvegjisë martohet me ‘shamanin’, shërues shpirtëror

Princesha Märtha Louise, bija e mbretit Harald të Norvegjisë është fejuar me të dashurin amerikan, shamanin Durek Verrett, njoftoi pallati mbretëror.

Princesha 50-vjeçare, e katërta në radhë për fronin e Norvegjisë është lidhur prej gati tre vitesh me 47 vjeçarin Durek, i njohur si ‘shërues dhe guidë shpirtërore’ me bazë në Los Angeles, i cili ka gjithashtu si ndjekës besimtarë per “udheheqjen ne zhvillimin personal” emra të njohur si Gwyneth Paltrow, Nina Dobrev apo James Van Der Beek.

Në një deklaratë zyrtare, mbreti Harald dhe bashkëshortja mbretëresha Sonja njoftonin fejesën duke i uruar çiftit  ‘më të mirat për të ardhmen.’

Princesha ka qenë më parë e martuar me Ari Behn, me të cilin u lidh në 2002 dhe kanë tre fëmijë së bashku Maud Angelica 18 vjeçe, Leah Isadora, 16, dhe Emma Tallulah, 13 jeçe.

Ata u ndanë në 2016, por Ari vrau veten ditën e Krishtlindjes në 2019.

Mediat norvegjeze thonë se princesha, vëllai i madh i të cilës Princi Haakon, është trashëgimtar i fronit, ka ndërmend të vendoset në Kaliforni bashkë me vajzat.

Në një postim në Instagram, Märtha Louise shkruante: “Jam shumë e lumtur të njoftoj fejesën me Shamanin Durek.

“Ai që bën që zemra ime të ndalojë, që më sheh me potencialin më të lartë, dhe me të cilin mund të jem e dobët.”

Në mars princesha shpërndau foton e saj të parë me fëmijët dhe Shamanin Durek.

Nëna e tre fëmijëve pozon me Durek në Los Angeles, ku Märtha Louise ka folur se mund të vendoset me familjen.

Edhe Shamani shpërndau shpejt një koment në postim, duke shkruar: “E adhuroj familjen tonë. Ti e dashur je një forcë në jetë, mënyra sesi i do fëmijët dhe ushqen mendjet e zemrat e tyre që të rriten”.

Në fillim të vitit Durek tregonte se i kishte kërkuar mbretit Harald të Norvegjisë dorën e princeshës Märtha Louise për martesë.

Në një intervistë me rrjetin Billed Bladet ai tha se i bën gjërat mënyrën tradicionale: “I bëj gjërat në menyrën e vjetër, prandaj u ula me mbretin Harald e mbretëreshën Sonja për t’i kërkuar dorën e të bijës për martesë. Sikur ata të kishin thënë jo, nuk do të kisha vijuar me këtë”.

Vitin e kalaur Märtha Louise zbuloi se do të vendosej në Kaliforni për të qenë më pranë të dashurit të saj. Ajo shton se për momentin nuk jetojnë ende bashkë.