22:45 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

Princeshës suedeze i lejohet të martohet me dikë të gjinisë së njëjtë

Duke ndjekur shembullin e Princeshës Amalia dhe Princeshës Elisabeth të Belgjikës, Princesha Suedeze Estelle, mund të martohet me kë të dojë.

Kjo do të thotë që ajo mund të martohet me dikë të të njëjtës gjini, transmeton Indeksonline.

Reichsmarschall Frederik Wersäll e ka bërë të ditur këtë për Aftonbladet.

Ai shtoi se nuk ka ndonjë arsye që trashëgimtarja e fronit të mos martohet me dikë edhe të të njëjtit seks pa humbur të drejtën për të qenë në fron.

Për një martesë, leja duhet të kërkohet por gjithashtu është e lejushme edhe kjo martesë thotë Wersäll./Indeksonline/