11:00 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Princi Charles, flet për herë të parë për eksperiencën e tij me koronavirusin

“Isha vërtet me fat. Por e kalova mirë, ndonëse i kuptoj personat të sëmurë me koronavirusin”.

Me këto fjalë princi Charles i Anglisë flet për herë të parë për eksperiencën e tij me koronavirusin, nga i cili u infektua në muajin mars.

Trashëgimtari i fronit të kurorës angleze, shprehet se u gjend afër personave të prekur dhe gjithë atyre që kanë humbur familjarët dhe miqtë prej pandemisë Covid-19.

“Në mënyrë të veçantë, atyre që nuk mund t’ishin pranë të afërmve në momentin e vdekjes. Kjo për mua është gjëja në e tmerrshme”, thotë ai.

71-vjeçari shton se nëse nuk mësojmë nga pandemia “mund të vijojë shkatërrimi i natyrës dhe biodiversitetit, duke u përballur me rreziqe gjithnjë e më të mëdha”.