16:55 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Princi Charles kishte romancë me motrën e Princeshës Diana

Pasi Princi Charles u takua me Camilla Shand në fillim të viteve 70-ta, dashuria e tyre lulëzoi dhe filluan të takoheshin, transmeton Indeksonline.

Por, pas rreth një viti gjërat përfunduan dhe trashëgimtarit të vetëm të fronit iu tha të dilte dhe të gjente një princeshë të përshtatshme për të ardhmen.

Kjo gjendje ishte vërtetë me presion për të vendosur, kështu që ai filloi një dekadë të takimit për të gjetur dikë që familja e tij dhe publiku do ta miratonte.

Nuk ishte e lehtë dhe besohet se ka dal me më shumë se 20 gra përpara se të gjejë më në fund Diana Spencer.

Kishte një mori personash interesante përgjatë rrugës, duke përfshirë motrën më të vjetër të Dianës, Sarah Spencer.

Nuk dihet shumë për marrëdhënien e tyre të shkurtër në vitin 1977, por kuptohet që të gjitha këto përfunduan pasi ajo bëri një intervistë me James Whittaker të Mirror.

James takoi Lady Sarah kur u bashkua me Princi Çarls për një festë në Klosters të skijimit zviceran.

Duke kujtuar ngjarjen në vitin 2011, James shkroi: “Misioni im i pamundshëm si një gazetar i ri ishte të zbulonte se kush do të martohej dhe të isha i pari me lajmin.

“Pra, kur Sarah më njoftoi për Dianën unë duhet të kisha marrë më shumë seriozisht por u habita shumë”, tha ai./Indeksonline/.