10:21 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Princi Harry dhe Meghan nuk do ta ekspozojnë djalin për media

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të parë, dhe padyshim që janë tejet të emocionuar.

Por duket se Meghan për dallim nga anëtarët tjerë, djalin e saj nuk do e ekspozojnë për mediat kur të dalë nga spitali.

Në vend të kësaj, Duka dhe Dukesha kanë vendosur të publikojnë një foto të foshnjës kur të jenë gati.

Duke folur pas lindjes së djalit, Princ Harry tha për mediat: “Jam i emocionuar t’ju njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë me djalë, një fëmijë i shëndetshëm. Jam shumë krenar për gruan time.”

Princi gjithashtu shtoi se nuk kanë vendosur ende për emrin e foshnjës, duke u shprehur se nuk kishin shumë kohë për të menduar. /Indeksonline/