17:38 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Princi Harry dhe Meghan ofrojnë mbështetje për Ukraninën: Ne qëndrojmë me ju

Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan, kanë mbajtur një fjalim për Ukrainën gjatë prezantimit të “NAACP Image Awards”.

Ata morën çmimin e Presidentit për angazhimin ndaj barazisë sociale në mbarë botën, transmeton Indeksonline.

Në faqen e internetit të Archewell, fondacioni që krijoi çifti, Meghan dhe Harry, kanë shprehur mbështetjen e tyre për popullsinë ukrainase, duke u shprehur se do të jenë me ta.

“Ne duam të kujtojmë popullin e Ukrainës që ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë të vazhdueshme si një komunitet global. Ne qëndrojmë me ju”, tha Harry në ceremoni.

Në fjalën e tij, princi britanik tha gjithashtu se ai dhe gruaja e tij janë të destinuar për njëri-tjetrin, në mënyrë që të ndihmojnë të tjerët së bashku.

“Jetët tona janë bashkuar për një arsye. Ne ndajmë një angazhim për një jetë shërbimi, një përgjegjësi për të luftuar padrejtësinë dhe një besim se gjërat që neglizhohen më shpesh janë më të rëndësishmet për t’u dëgjuar”, u shpreh ai./Indeksonline/