14:26 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Princi Harry, Megan dhe vogëlushja e tyre Archie, arrijnë në Afrikën e Jugut

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë filluar angazhimin e tyre të parë në turneun 10-ditor në Afrikën e Jugut.

Brohoritje dhe zëra entuziastë përshëndetën çiftin mbretëror në momentin kur arriti në kishën metodiste Nyanga në qytetin Nyanga të Cape Townit.

Çifti kaloi disa minuta duke përshëndetur anëtarët e komunitetit të lidhur me iniciativën e drejtësisë, ndërsa muzikantët dhe valltarët vazhduan të performonin në oborrin e kishës.

Megan u takua me disa gra dhe përqafoi një numër prej tyre jashtë oborrit të kishës. Ndërsa Harry u ul për të biseduar me fëmijët e ulur në dysheme, të gjithë po mundoheshin të kapnin mundësisë që të takoheshin me një vizitor special./Indeksonline/