Princi Harry refuzon të nënshkruaj një kontratë paramartesore me Meghan Markle (Foto)
Princi Harry ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për jetën e tij, njofton Indeksonline.
Ai ka refuzuar që të nënshkruaj një kontratë paramartesore me tashmë të fejuarën e tij, Meghan Markle.
Sipas tij martesa e tyre do të zgjasë dhe nuk do të jetë nevojë për një kontratë të tillë, dhe se Meghan nuk e she si kërcënim për të.
Ata do të martohen me 19 maj kurse kjo kontratë mendohet të jetë një marrëveshje për të ruajtur “gardhin” e tij mbretërorë dhe pasurinë e familjes.
Sipas një miku të Harry i cili u prononcua për Daily Mail , Harry po këmbëngulë që martesa e tij do të zgjas dhe nuk do të përfundoj me divorc.
“Harry dhe Meghan kanë pasuri të mbrojtur. Duke pas parasysh divorcin është e rëndësishme që çifti të jetë një diskutim në mënyrë që secili ti vendos kushtet e veta para martesës” kishte shkruar kolumnistja Sophia Money Coutts./Indeksonline/