Prindër kujdes, kështu mund të pësojnë fëmijët gjatë rrëshqitjes (Video)
Ky është momenti kur një fëmijë lëndon këmbën e tij, përderisa ai së bashku me mamanë e tij rrëshqitnin në një rrëshqitëse për fëmijë.
Shona Keetley, 26 vjece nga Cleethorpes, East Lincolnshire, ishte në një dite familjare me partnerin e saj James, 31 vjec, dhe djalin e tyre 18 muajsh George në Rand Farm Park në Loncolnshire.
Para se të nisej për nështëpi, Shona kishte vendosur të lëshohej në rrëshqitëse së bashku me djalin e saj, përderisa James të filmonte.
Në pamje shihet Shona duke mbajtur duart e George. Mirëpo, ai mbërthen këmbën gjatë rrëshqitjes kështu që e thyen këmbën.
Ata detyrohen t’ia fusin këmbën në gips, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar atë që të ecë dhe të bëj aktivitetet e tij të përditshme./Indeksonline/