21:37 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prindërit refuzojnë kimioterapinë për fëmiun me kancer, ata i japin vaj kanabisi

Prindërit e dëshpëruar të një djaloshi një vjeçar kanë ndërprerë kimioterapinë me qëllim që ta zëvendësojnë me vajin e kanabisit.

William Horne, djaloshi një vjeçar kishte edhe një vit për të jetuar pas diagnostifikimit me kancer, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Doktorët rekomanduan që djaloshi nga Treherbert i Wales ti nënshtrohej kimioterapisë, por kjo nuk u mirëpritë nga prindërit e tij.

Djaloshi një vjeçar ishte nënshtruar operimit dhe me këtë rast iu kishte larguar masën e kancerit në madhësi të një topi të tenisit.

Deri më tani doktorët kanë larguar 85 % të kancerit përmes operimit.

Prindërit refuzuan që djaloshi i tyre tashmë 5 vjeçar të trajtohej me kimioterapi apo ndonjë lloj rrezatimi, pasi që ajo do ta shkatërronte fëmiun tonë.

Kështu që ne vendosëm që përkundër sëmundjes së rëndë të tij ai të kishte një trajtim më të lehtë dhe me cilësi më të lartë jetësore.

Profesori Miachel Barnes, neurolog dhe themelues  i  Shoqatës së Klinikave Mjekësore të Kanabisit ka thënë që ekzistojnë përfitime të përdorimit të vajit të kanabisit, por është me rëndësi të thuhet se kjo nuk e shëron sëmundjen./Indeksonline/