09:33 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Prindërit tmerrohen kur fëmija i tyre lindë me maskën e “Batman” në fytyrë (Foto)

Andrew dhe Lacey Jackson ishin të shokuar kur panë për herë të parë vajzën e tyre, Natalie në dhomën e lindjes.

Ai momenti që parashihet të jetë një moment gëzimi për një çift që po pret fëmijën e tyre të lind, u shëndërrua në një moment pothuajse tmerri.

Vajza e tyre lindi me një shenjë që kapë pjesën më të madhe të fytyrës, thënë më saktë një të tretën e saj. Kurse nëse e shikon më me vëmendje ajo duket si maska e superhero-it virtual, Batman.

Prindërit e saj thanë se kur e panë u kapën nga paniku, sidomos në çastin kur infermieria po e shikonte çuditshëm teksa po u jepte të voglën në dorë.

“Kur e dëgjuam të qante ishte aq speciale. Pastaj infermieria e kapi të bijën tonë, dhe ne pamë shenjën e zezë në fytyrën e saj” u shpreh nëna.

Duke vazhduar se ishte frikësuar se mos është rezultat i ndonjë gabimi që kam bërë në shtatzëni, por jo mjekët kishin thënë se është vetëm një shenjë lindje.

“Mjekët thanë ishte thjeshtë një shenjë lindje, ajo ishte në rregull po merrte frymë mirë dhe shëndetshëm” thanë prindërit./Indeksonline/