11:33 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Prindërit vendosin të dhurojnë organet e të birit në koma, pastaj ndodhi mrekullia!

Dhjetori i vitit 2018, për një 17 vjeçar nuk ishte aspak muaj i lehtë. I njëjti derisa po shkonte në shkollë me motoçikletën e tij, papritur u përplas me një Mercedes.

Lorenzo, pësoi një traumë të rëndë pavarësisht kaskës projtëse për kokën.

Në këtë mënyrë shpresat se ai do të mbijetonte ishin tejet të vogla, dhe në këtë mënyrë prindërit e 17 vjeçarit morën vendim që nëse situata edhe më tej përkeqësohej atëherë do të dhuronin organet e të birit, shkruan Indeksonline.

Por më pas ndodh mrekullia!

Lorenzo rinis të zgjohet. Hap sytë, lëviz këmbët dhe krahët. Arrin të flaës dhe sot, sipas “L’Arena di Verona”, vjen edhe dita më e bukur për të dhe prindërit e tij: Lorenzo rikthehet në shkollë për të rinisur jetën aty ku e kishte lënë para pesë muajsh.

Nuk e dimë ende se çfarë e ka nxjerrë nga tuneli i errët në të cilin kishte rënë, e rëndësishme për të dhe për të gjithë ata që e duan, është se ka mundur sërish të rimarrë jetën e lënë pezull para pesë muajve./Indeksonline/