13:31 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prindërit zbulojnë se fëmija i tyre është gjallë, 7 vjet pasi besuan se kishte vdekur

Dy prindër kanë zbuluar se foshnja e tyre është e gjallë pasi ata besuan se kishte vdekur shtatë vjet më parë.

Prindërve nga Volgograd i Rusisë, iu tha se fëmija i tyre nuk do të jetonte më shumë se një javë pas lindjes në vitin 2011.

Ata nënshkruan se hiqen dorë nga ai duke e lënë të porsalindurin nën kujdesin e spitalit.

Ata më vonë ndryshuan mendjen, por kur u kthyen për të marr fëmijën, atyre iu tha se kishte vdekur.

Por, për fëmijën e tyre ishin duke u kujdesur në një jetimore.

Ata këtë rast shqetësues e zbuluan si rezultat kur përmbaruesit u dërguan në shtëpinë e tyre faturën për të rimarrë shpenzimet e kujdesit të jetimores.

Prindërit nuk ishin në shtëpi kur përmbaruesi konfiskoi llogarinë bankare të nënës, transmeton Indeksonline.

Ditën tjetër gruaja shkoi në Administratë për të gjetur se pse nuk mund të nxirrte para nga llogaria e saj.

Kur zyrtarët i treguan dokumentet e jetimores, nëna u ligështua.

Një zëdhënës i shërbimit përmbarimor tha: “Ishte e qartë se çifti ishte i sigurt se gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija i tyre kishte qenë i vdekur”.

Prindërit, të cilët nuk ishin në vetëdije se fëmija i tyre ishte gjallë, menjëherë u drejtuan në Gjykatë për rivendosjen e të drejtave prindërore.

Nuk dihet nëse ata do ndjekin procedurat ligjore kundër spitalit./Indeksonline/.