20:36 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Prishën miqësinë për një djalë, çfarë raporti kanë sot Sara e Jasmina?

Në puntatën e sotme të Për’puthen solli disa nga ish-konkurrentët të cilët treguan për situatat më të bujshme në program.

Mirëpo, ata nuk hezituan të flisnin dhe për jetën e tyre private, shkruan Indeksonline.

Një krisje miqësie që bëri bujë të madhe vitin e kaluar ishte ajo mes Sarës dhe Jasminës, e cila ndodhi gjoja për shkaqe xhelozie.

Ish-konkurrentet realizuan sot një përballje në studio duke zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre pas debateve.

Sara dhe Jasmina shprehen se pavarësisht situatave të tensionuara kanë lënë pas gjithçka dhe janë bërë shoqe shumë të mira./Indeksonline/