75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 01 Maj 2026 / Z S

Prishet atmosfera te Reali, lojtari e pranon se është fjalosur fuqishëm me Arbeloan

Te Reali nuk mbizotëron atmosfera e mirë në skuadër, përveç rezultateve të dobta.

Ceballos e ka pranuar publikisht se është fjalosur me Arbeloan.

“Kemi patur një fjalim me tone të larta në zhveshtore. I kam kërkuar që mos të ketë asnjë kontakt me mua dhe as unë me të”, ka thënë Ceballos.

E tëra ka filluar pasi lojtari s’u inkuadrua fare në ndeshjen me Betisin.

Që nga ardhja e Arbeloas, Ceballos ka luajtur vetëm pak minuta, gjë që e ka irrituar mesfushorin.

No description available.

Arbeloa nuk a ka ftuar pas fjalimit lojtarin dhe i njëjti po stërvitet i vetëm në skuadër. Largimi i Ceballos në verë tashmë është i sigurt./Indeksonline/