21:26 / E Martë, 15 Mars 2022 / SH F

Prishet gypi, një rrugë në Prishtinë mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të dëmtimi të një gypi uji nga një ndërtues, rruga “Xhavit Ahmeti” në kryeqytet mbetet pa ujë.

“Ju njoftojmë me një defekt të ndodhur pasditen e sotme, respektivisht dëmtim i gypit të ujit nga palë të treta në rrugën” Xhavit Ahmeti” në lagjen Taslixhe. Për shkak të thellësisë së madhe ku duhet intervenuar dhe sigurisë së punëtorëve gjatë natës, intervenimi do realizohet nesër në mëngjes. Deri atëherë, pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet rruga” Xhavit Ahmeti” në Prishtinë”, njofton KRUP.