21:36 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Prishet plani i FIFA, Kupa e Botës vazhdon me 32 skuadra

Kupa e Botës do të vazhdoj të luhet me 32 skuadra edhe në Botërorin e Katarit 2022.

FIFA ka bërë të ditur se ka braktis idenë që kampionati më i madh për shtete të luhet me 48 ekipe.

Por sipas “The Times” , presidenti i FIFA, Gianni Infantino, i cili ka shtyrë masivisht për të bërë ndryshimin, ka pranuar se do të ishte tepër sfiduese për ta bërë këtë në Katar.

Infantino zyrtarisht do të njoftojë vendimin në mbledhjen e kongresit të FIFA më 5 qershor në Paris dhe Kupa e Katarit do të mbetet si një ngjarje e 32 ekipeve.

Megjithatë, turneu pritet të rritet në 48 skuadra për Botërorin e vitit 2026. /IndeksOnline/