10:12 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një prishje tek ura e KFOR-it në Pejë, këto fshatra mbesin pa ujë gjatë ditës

Një prishje që ka ndodhur sot në gypin qëndror në rrugën transit tek Ura e KFOR-it në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë disa fshatra në këtë anë.

Loxha, Kërstovci, Gorozhdeci, Babiqi dhe bashkësia “Dardania 3”, nuk do të kenë ujë gjatë ditës së sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e “Hidrodrinit”.

Furnizimi me ujë pritet të kthehet sot pas orës 17:00./Indeksonline/