22:23 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Prishtina 01 fiton ndeshjen e parë finale kundër Liqenit

Prishtina 01 e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në Superligën e futsallit të Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti mposhti në ndeshjen e parë finale skuadrën e Liqenit pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat të përgjithshëm 11-10, shkruan IndeksOnline.

Kohe e rregullt përfundoi me barazim 7-7, dhe fituesi i ndeshjes së parë u dashtë të vendoset në penallti.

Ndeshja u zhvillua në ‘’Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtine./IndeksOnline/