19:00 / E Hënë, 29 Prill 2024 / LB

Prishtina Autoshow mbyllet me sukses të madh

Autoshow Prishtina, një nga eventet më të rëndësishme në industrinë e automobilizmit në rajon, përfundoi sot pas tre ditësh të mbushura me aktivitete dhe prezantime të automjeteve te jashtezakonshme.

Ky panair mblodhi 29 kompani me markat e tyre të njohura, duke përfshirë 18 marka automobilash si: Ferrari, Lamborgini, Porsche, Bently, MayBach, McLaren, Mercedes, BMW, Land Rover, Audi, Hyundai, Ford, Citroen, Fiat, Jeep, Alfa Romeo, GM, Cherry dhe automjete tjera atraktive si Bugatti, Mustang që u prezantuan për të gjithë vizitorët, disa prej të cilave u shfaqën për herë të parë ndonjëherë në publik. Gjithashtu u prezantuan disa brende te Motorrave si: KTM, Kawasaki, GasGas dhe Husqvarna. U prezantuan edhe disa marka te Trotinetave Elektrik, Skutere, automobila per femije etj.

Ne kete eveniment nuk mungoi as industria precjellese dhe e rendesishme e autoindustrise si: Autoaksesore, Vajra, Autopjese, Goma, Bateri, Autofolje, Ngjyra si dhe Banka e kompani sigurimesh te cilat e kompletuan kete panair si panair gjitheperfshires dhe shume mire te kompletuar.

Gjatë tre ditëve të këtij Autoshow, u arritën marrëveshje me vlerë më shumë se 1,5 milion euro, të cilat përfshijnë bashkëpunime mes bizneseve (B2B) si dhe marrëveshje direkt me konsumatorët (B2C).

Pjesëmarrja masive e vizitorëve, që kapte numrin mbi 15,000, dëshmon për rëndësinë dhe impaktin e këtij eventi në sektorin e automobilizmit dhe ekonominë e vendit.

Ekrem Tahiri nga MODUS organizator i Prishtina Autoshow, komentoi mbi suksesin e Autoshow: "Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me mbarevajtjen e këtij edicioni të Prishtina Autoshow. Suksesi i këtij eventi si ne aspektin organizativ, te kompanive pjesemarrese dhe Automjetet qe ato I prezantuan dhe numrin e madhe te vizitoreve, deshmon që Kosova është një pikë kyçe për industrinë e automobilizmit në Ballkan. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, vizitorëve dhe partnerëve tanë që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme." Autoshow Prishtina tani e ka vendosur veten si një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin e ngjarjeve të automobilizmit dhe pritet të vazhdojë të rritet dhe të tërheqë më shumë pjesëmarrës ndërkombëtarë në edicionet e ardhshme.

Sponzor Gjeneral I Prishtina Autoshow ishte HIB petrol.

Kompani pjesemarrese ne kete edicion ishin: Delfin LTD, Kosova Motors, Autosallon Sherreti,

Autosallon Alberti, Autosallon Endriti, L-Moto, Rrota Electronics, Eurogoma, Autonet, Evapify, Xhelali Car Wraps, Lisi M, Autollapi, Limpo, Sonax, Carbox, Wurth, Lisi G, Hyperactive, PriBank, Banka Ekonomike, NLB Bank, IBAS, Scardian, Siguria, Lasko Kosova, Pizza Crust.

Partner te Prishtina Autoshow ishin: AMC Marketing, Tenda 3, Blendi, Wearkos, Pikepromotion dhe PR Solutions.

Kurse sponzor medial ishin: Radio Dukagjini, Glam Radio, Radio Prishtina, Papper Radio, Club FM dhe Telegrafi.com.