18:36 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / C E

Prishtina – Ballkani, pjesa e parë përfundon me këtë rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Prishtina është në epërsi me rezultat 1-0 pas 45 minutave të parë, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm deri më tani e ka shënuar Otto John në minutën e 20-të të sfidës.

Në përgjithësi gjatë pjesës së parë u pa një lojë e ngadaltë dhe me shumë pak raste. /IndeksOnline/