16:34 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Prishtina binjakëzohet me qytetin Cospicua të Maltës (VIDEO)

Prishtina është binjakëzuar me qytetin Cospicua të Maltës.

Njoftimin e bëri kryetari, Përparim Rama.

Sipas Ramës, nëpërmet kësaj synohet thellimi i bashkëpunimit, në fushën e kulturës, edukimit, shkencës dhe kërkimit.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve tanë që të shkëmbejnë vizita, të takohen e provojnë kultura të ndryshme për të promovuar dhe forcuar respektin, kulturën, solidaritetin mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin në fushat e tregtisë e industrisë”, tha Rama.

“Kryetarin e Cospicuas, Marco Emanuel Agius e ftova për vizitë në Prishtinë”, tha ai.