18:08 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / LB

Prishtina dhe Ballkani, finalistët e Kupës së Kosovës

Kampioni aktual i Kosovës në futboll Ballkani dhe Prishtina, janë dy finalistët e Kupës së Kosovës.

Skuadra e Ilir Dajës, e eliminoi në gjysmëfinale Suharekën, me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Kjo ndeshje përfundoi 2:2, por “Xhebrailat” në ndeshjen e kaluar fituan 1:0.

Derisa Prishtina kaloi në finale pasi e mposhti Dritën, në vazhdime.

Skuadra nga kreqyteti fitoi minimalisht me golin e Albert Dabiqajt.

Ai realizoi në minutin e 111-të.

Derisa ndeshje e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 0:0.