Prishtina dhe Malisheva nisin sonte aventurën në garat e UEFA-s

Dy skuadra kosovare sonte e nisin aventurën në garat e UEFA-s, me Malishevën dhe Prishtinën, që do luajnë në dy kompeticionet e ndryshme.
Prishtina luan ndaj Sheriff Tiraspolit, si mysafir në UEFA Europa League – kjo ndeshje nis nga ora 19:00, shkruan Indeksonline
Kurse Malisheva në Conference League kundër Vikingur Reykjavik.
Ky takim luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:15.
Kujtojmë se Drita e ka nisur mirë fazën e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, pasi të martën fitoi 1:0 ndaj Differdange./Indeksonline/