14:49 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtina, do të zgjedhë më të mirët e sportit për sivjet

Komuna e Prishtinës edhe sivjet, do të zgjedhë sportistin më të mirë.

Drejtori për Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, është organizator i ceremonisë.

Përveç sportistit të vitit do të zgjedhet edhe klubi, trajneri, gjyqtari dhe shpresa.

Ky është njoftimi i Drejtorisë së Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë.

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Rini & Sport edhe sivjet, do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2019, andaj kërkojmë nga ju të na i dërgoni propozimet për :

1. Sportistin,

2. Klubin,

3. Trajnerin,

4. Gjyqtarin,

5. Shpresën e vitit,

Gjithashtu, do të jepen edhe çmimet:

6. Çmimi – Post mortem

7. Çmimi special – Për kontribut jetësor

8. Veterani i vitit

9. Punëtori sportiv i vitit

Propozimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire mund të bëhen individualisht dhe përmes Klubeve sportive.Gjatë propozimit për lauratët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2019.

Ju lutem që propozimet t’i dorëzoni në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 18 Nëntor deri më 10 Dhjetor 2019.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga komisioni i përbërë prej gazetarëve sportivë.