20:57 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Prishtina e bën për “pesë pare” Pejën në derbin e basketbollit

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Pejës në derbin e mbetur të javës së 15-të të Princ Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltërit fituan me rezultat 83:45 (15:13, 24:13, 28:4, 16:15), shkruan IndeksOnline.

Më i miri te Prishtina ishte basketbollisti amerikan, Dustin Thomas, me 27 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa te Peja u dallua Arti Hajdari me 11 pikë.

Me këtë fitore Prishtina merr kryesimin e tabelës me 12 fitore dhe pesë humbje, aq sa ka edhe peja në vendin e dytë./IndeksOnline/