14:49 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Prishtina e fortë për Arbërinë, arrin një tjetër rezultat pozitiv në Superligë

Skuadra e Prishtinës vazhdon rezultatet pozitive edhe në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.

Klubi kryeqytetas fitoi si mysafir i Arbërisë me rezultat të thellë 4-0, ndeshje e zhvilluar në stadiumin e Ferizajt, shkruan IndeksOnline.

Të tre golat u shënuan gjatë pjesës së parë, nga: Abazi (dy gola) dhe Kryeziu.

Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi mbrojtësi anësor, Besnik Krasniqi në minutën e fundit.

Me fitore Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë, gjashtë më pak se lideri, Drita (44), 8 më shumë se vendi i katërt, Gjilani (30)./IndeksOnline/