10:13 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prishtina e gatshme për ta sfiduar dimrin dhe borën

Me afrimin  e stinës së dimrit, komuna e Prishtinës ka bërë edhe përgatitjet e fundit për tu sfiduar me të ftohtit, borën dhe akullin që sjellë kjo stinë. Indeksonline ka kontaktuar me komunën e Prishtinës për të parë nëse ata janë gati për tu përballur me këto probleme të cilat ishin prezente në vitin e kaluar.

Sipas komunës së Prishtinës, tashmë janë kontraktuar kompanitë përgjegjëse dhe se përgatitjet dimërore për këtë vite janë të gatshme.

“Komuna e Prishtinës  i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit dimëror. Këto kompani janë të pajisura me makineri dhe material përkatës, për të siguruar rrugë të kalueshme, pa pengesa dhe të sigurta edhe gjatë reshjeve të borës për qytetarët  e komunës së Prishtinës, sikur edhe vitin e kaluar”, ka thënë për Indeksonline,Miranda Mullafazliu, nga Zyra për Marrëdhënie për Media nga komuna e Prishtinës.

Ditë më parë Indeksonline ka raportuar poashtu se që nga data 15 nëntor, të gjithë vozitës në Kosovë janë të detyruar të jenë të përgatitur përkrahë detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që kanë të bëjnë me veturat.

Të gjithë vozitësit në Kosovë detyrohen që nga kjo datë të posedojnë gomat e dimrit dhe zinxhirët përderisa shoferët e autobusëve dhe kamionëve transportues duhet të kenë edhe mjete të tjera shtesë nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë./Indeksonline/