20:49 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina e jashtëzakonshme përballë Groningen, pjesën e parë e mbyllë në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në duelin mes Prishtinës dhe Donar Groningen.

Prishtina është nikoqir i Groningen në kuadër të rrethit të parë eliminator për Basketball Champions League.

Dhe djelmoshat prishtinas me përkrahjen e tifozëve në kryeqytet, janë duke dominuar përballë skuadrës holandeze.

Tashmë pjesa e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ka mbaruar dhe Prishtina është në avantazh – me rezultat 46 – 33.

Çereku i parë përfundoi me një pikë epërsi për Prishtinën, me rezultat, 20-19 pavasisht se nuk bëri paraqitje dominuese.

Dhe në çerekun e dytë, Prishtina riktheu gjithçka nën kontroll duke dominuar në të gjitha aspektet dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi./IndeksOnline/