Prishtina e Re bën “remontada” ndaj Prishtinës, mban gjallë shpresat për mbijetesë
Skuadra e Prishtinës së Re ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligë.
Prishtina ishte duke fituar 0:2 me golat e Kryeziut dhe Mujës deri në minutën e 55’të, shkruan Indeksonline
Por më pas, skuadra vendase riktheu rezultatin me golat e Kargbo (2) dhe Mekic.
Me fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e fundit, por duke mbajtur gjallë shpresat matematikisht për mbijetesë.
Kurse, Prishtina shuan shpresat për vendin e tretë, pasi mbetet me 45 pikë./Indeksonline/

