22:36 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina eliminohet nga Europe Cup

Stinori historik në arenën ndërkombëtare për Prishtinën, ka përfunduar.

Prishtina u mposht nga Varese me rezultat 100-84 në ndeshjen e kthimit në Itali .

Prishtina në shtëpi ishte mposhtur me 3 pikë disavantazh dhe sonte i duhej fitorja me minimum 4 pikë epërsi për të kaluar tutje, por këtë nuk e arriti dhe rrjedhimisht u eliminua nga FIBA Europe Cup.

Më i dalluari te skuadra italiane ishte Aleksa Avramovci me 18 pikë.

Te Prishtina Dardan Berisha luajti me 24 pikë, derisa u veçua edhe Divine Myles me 20 pikë.

Varese në çerekfinale do të përballet me Filou Oostenden, kurse Prishtina me këtë humbje i ka përfunduar plotësisht aventurat evropiane për këtë sezon.