21:47 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina fiton bindshëm ndaj Apoel Nicosia në Europe Cup

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat bindës 93:74 ndaj Apoel Nicosias, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve për FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes me qipriotët dhe me fitore bindëse e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e re në këtë garë.

Dardan Berisha me 32 pikë ishte më efikasi te Sigal Prishtina.

Pikë dyshifrore patën edhe Divine Myles (22), Fahro Alihodzic (17), Mikaile Tmusic (11) dhe kapiteni Edmond Azemi, i cili ndeshjen e përfundoi me 10 pikë të shënuara.

Te mysafirët më të dalluarit ishin Michael Sanchez Cuffee dhe Jarvis Garrett Jr me nga 15 pikë, Laron Dendy me 13 dhe Vasilios Kounas me 12 pikë.