19:20 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtina fiton edhe pa dy basketbollistët “problematik”

Pas dy humbjeve radhazi në kuadër të Grupit C të FIBA Europe Cup, Prishtina i është rikthyer fitoreve në ndeshjen e luajtur në Qipro ndaj Apoelit.

Sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë, edhe në ndeshjen e sotme fituese doli skuadra kosovare, e cila sonte triumfoi me rezultat 80-107.

Të drejtuarit nga Bujar Loci ishin më të mirë përgjatë gjithë ndeshjes përkundër mungesave të Edmond Azemit e Dardan Berishës (që të dy të suspenduar), ndërkohë që bartës të lojës sonte ishin Divine Myles me 31 pikë dhe Mikaile Tmusic me 23.

Në anën tjetër, më i dalluari te Apoeli sonte ishte Dmitri Winston Thompson me 22 pikë.

Pas 4 ndeshjeve, Prishtina ka bilanc 2-2 në Grupin C dhe për kualifikim i mbetet të shpresojë në ndeshjet e mbetura në shtëpi ndaj Ventspilsit dhe Bayreuthit, nga të cilat është mposhtur në udhëtim në duelet e para.