21:44 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prishtina fiton lehtësisht ndaj Lipjanit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lipjanit në udhëtim me rezultat 78:94 (13:20, 18:18, 16:29, 31:27), në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:20. Në periodën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe kjo pjesë përfundoi 18:18, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 31:38. Por, në periodën e tretë, prishtinasit thellojnë epërsinë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 47:67 për kampionët e Kosovës.

Në dhjetë minutat e fundit loja ishte kryesisht e barabartë, megjithatë, Prishtinës nuk iu rrezikua fitorja dhe triumfoi në fund 78:94.

Tamas Bruce edhe kësaj radhe u dallua te Lipjani me 30 pikë e 10 kërcime, kurse te Prishtina u dallua Jordan Johnson me 25 pikë.

Lipjani ka një fitore dhe 21 humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore dhe pesë humbje.