15:06 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Prishtina, Gjilani e Peja prijnë me numrin e rasteve me Covid-19

Ndonëse vazhdimisht po bie numri i të infektuarve me Covid-19 në nivel vendi, komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 16 raste të tjera, ndërsa pas Prishtinës renditet Gjilani me 6 raste e Peja me 5 raste.

Në vendin e katërt renditet Lipjani me 4 raste, Deçani me 3 raste, aq sa ka edhe Klina dhe komuna e Podujevës.

Renditja e plotë:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik.