20:36 / E Diele, 31 Maj 2020

Prishtina Green Week me aktivitete të shumta

Gjatë Javës së Gjelbër, kur shënohen edhe disa ditë ndërkombëtare të rëndësishme që kanë të bëjnë me ambientin, Prishtina do të promovojë aktivitete të shumta, webinar, seminare, projektet për Prishtinën e Gjelbër, dhe shumëçka tjetër.

Në Prishtina Green Week do të ketë aktivitete të shumta në lidhje me rëndësinë e Prishtinës së Gjelbër, si një projekt i Komunës së Prishtinës.

Gjendemi në një periudhë të rëndësishme, ku e kemi parë se si ngjyrat e Prishtinës janë rikthyer me përdorimin më të vogël të veturave. Po investojmë në shtigje të biçikletave, gjelbërim dhe sidomos në Planin e Mobilitetit, me idenë që të ketë sa më shumë gjelbërim e ajër të pastër.

Prishtina Green Week do të jetë një ngjarje e madhe, në rikthimin e plotë të fokusit në gjelbërim e ambient, jo vetëm për qytetarët e Prishtinës, por për gjithë Kosovën.

Faleminderojmë shumë për bashkëpunimin:

EBRD
European Union në Kosovë
GIZ
MOTT MCDONALD
Balkan Green Foundation
INDEP
Rockefeller Brothers Fund
Heinrich Boll Stiftung
Klubi Alpin Prishtina
NPB
1010
Te Pema
ARMATA
DokuFest Te bashkangjitur e keni agjenden e aktiviteteve.

Mos i humb