15:08 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Prishtina ka harruar se çfarë është fitorja, Gjilani fiton me penallti

Në “Bajram Aliu” të Skenderajt, sot Drenica e Prishtina përballjen mes tyre e mbyllën me rezultat të bardhë 0-0.

Për Prishtinën ky ishte barazimi i parë pas katër humbjeve rresht në ligë, ndërkohë që për herë të parë në futbollin e pas-luftës në Kosovë, skuadra e Prishtinës nuk shënon asnjë fitore në 5 xhiro rresht.

Takimi i sotëm kaloi me Drenicën që ishte më kërkuese në pjesën e parë, e në të dytën më kërkuese ishte Prishtina, por që asnjëra prej tyre nuk e gjeti rrjetën dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Në përballjen tjetër, Gjilani e ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat 2-1. Të tre golat u shënuan nga penalltia. Për vendasit dy golat u realizuan nga Progni, ndërsa për klinasit shënoi Zhdrella.

Gjilani ka barazuar me pikë Ballkanin si lider, ndërsa Dukagjini është e parafundit në tabelë./Indeksonline/