15:25 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Prishtina lëshon “fronin”, mposhtet nga Flamurtari

Prishtimna është mposhtur nga rivali lokal, Flamurtari me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës.

Golat për skuadrën kuq e zi i shënuan Alban Shillova në minutën e 31-të dhe Egzon Krasniqi në minutën e fundit të pjesës së parë.

Flamurtari – Prishtina

Me këtë humbje, Prishtina bie në pozitën e dytë me 40 pikë, dy më pak se Feronikeli dhe dy më shumë se Llapi.

Flamurtari ngjitet në pozitën e gjashtë me 25 pikë. /IndeksOnline/