18:06 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Prishtina me bibliotekë të re, mbi 50% e fëmijëve të moshës 1 – 5 vjeç nuk e kanë asnjë libër në shtëpi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook ka njoftuar se sot kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Bibliotekës në lagjen Kodra e Trimave.

Ai ka thënë se duhet të vazhdohet investimi në infrastrukturëdhe aktivitete që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbi 50% e fëmijëve të moshës 1 deri 5 vjeç nuk e kanë asnjë libër në shtëpi!

Pra, leximi si temë dhe libri si mjet i marrjes së dijës nuk është i instaluar ende në të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.

Prandaj, duhet vazhduar investimi në infrastrukturë dhe aktivitete, që librat dhe leximi të bëhen pjesë e përditshmërisë në shoqëri, duke ofruar mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët në komunitetet e tyre.

Ky projekti është pjesë e bashkëpunimit të Drejtorisë së Kulturës dhe Universitetit UBT. Projekti kryesor është donacion nga Studio G+A Architects udhëhequr nga Arbër Sadiki, kurse ideuar nga Rilind Sadiku.