Prishtina me çmime të reja të transportit publik
Komuna e Prishtinës ka njoftuar çmimoren e re të biletave për transportin publik.
Me këtë rast, biletat e blear fizikisht do të kenë çmim ndryshe nga ato digjitale apo me SMS, transmeton IndeksOnline.
“Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” deklaron Komuna.
Ky është njoftimi i plotë:
Digjitalizimi i transportit publik vazhdon të zgjerohet.
Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik.
Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.
Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.
Vendimi i plotë me të gjitha çmimet e reja është i bashkëngjitur.


