19:17 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtina, me nisjen më të keqe të sezonit në 4 vitet e fundit

Një fitore, një barazim dhe dy humbje dhe vendi i parafundit në tabelë me një ndeshje më pak të zhvilluar, është bilanci i FC Prishtinës në 4 ndeshjet e para të këtij sezoni në Superligën e Kosovë në futboll.

Kryeqytetasit ndërruan edhe trajnerin, duke e shkarkuar Mirel Josën dhe duke e caktuar Bylbyl Sokolin, i cili në dy ndeshje arriti një fitore ndaj Trepçes’89 dhe një humbje minimale në “Fadil Vokrri” nga Llapi.

Ndërsa kjo nisje, është më e dobëta për Prishtinën që nga viti 2015 ku në 4 xhirot e para arritën të grumbullonin vetëm dy pikë, raporton Indeksonline.

Në sezonin 2016/17 Prishtina pati gjithsej 10 pikë, tri fitore dhe një barazim.

Në sezonin e ardhshëm 2017/18 arritën 7 pikë në katër xhirot e para duke regjistruar 2 fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndërsa, në sezonin e kaluar, Prishtina arriti 8 pikë duke shënuar 2 fitore dhe 2 barazime./Indeksonline/