13:45 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prishtina mëson kundërshtarin e parë në Europa League

FC Prishtina e ka mësuar kundërshtarin në rundin parakualifikues në Europa League.Kundërshtari i Prishtinës në rundin paraeliminator është skuadra e tretë e kampionatit të Gjibraltarit, St Joseph’s.

Ndeshja e parë zhvillohet në Prishtinë më 27 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.Ndeshja e dytë zhvillohet pas shtatë ditësh në Gjibraltar.

Prishtina edicionin e kaluar kishte mposhtur FC Europan po të Gjibraltarit, në ndeshjen e parë në Gjibraltar kishte luajtur 1:1, ndërsa në atë kthyese në Mitrovicë 5:0.Rundi preliminar (ndeshjet 27 qershor/4 korrik)Progrès (LUX) v Cardiff MU (WAL)

La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)

Sant Julià (AND) v Europa (GIB)

Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)

Prishtina (KOS) v St Joseph’s (GIB)

Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)

Barry Town (WAL) v Cliftonville (NIR)