15:55 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Prishtina mposht në miqësore skuadrën polake

Prishtina ka triumfuar ndaj skuadrës polake, Korona Kielce në kuadër të një miqësore të organizuar që u zhvillua në Turqi.

Korona Kielce është skuadër që sezonin e kaluar përjetoi rënie nga liga e parë polake, Ekstraklasa.

Ndeshja u mbajt në Antalya të Turqisë.

Prishtina fitoi me rezultat të thellë, 3-0. Gola për kryeqytetasit u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht ishte Muça i cili me dy gola të shpejtë i dha avantazhin skuadrës, përkatësisht në minutën (4’) dhe (22’).

Pastaj goditjen përfundimtare e dha Boshnjaku në minutën (39’).

Kjo ishte miqësorja e tretë e Prishtines, herën e fundit, ata u ndeshën me skuadrën e Orenburg të Rusisë, të cilën e mundën me rezultat 2-1.