22:31 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Prishtina mposhtet ngushtë nga pesë herë kampioni i Evropës

Prishtina është mposhtur nga Varese me rezultat 77-80 [12-25, 20-12, 28-15 dhe 17-28] në ndeshjen e Play-off të FIBA Europe Cup.

Skuadra kosovare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë duke e marrë parasysh kapacitetin e kundërshtarit, shkruan Indeksonline.

Prishtina ishte shumë afër fitores, derisa pak minuta para fundit ishte në epërsi.

Dardan Berisha ka shënuar 21 pikë, 3 kërcime e 3 asistime në këtë ndeshje, ndërsa 18 të tjera shtoi Divine Myles që dha edhe 1 asistim dhe 2 kërcime për ekipin.

Ahmed Bashir ka qenë lojtari tjetër që ka shënuar pikë dyshifrore te Prishtina. Ai përfundoi takimin me 11 pikë e 8 kërcime.

Te Varese, Dominique Archie ka qenë më i miri. Ai shënoi 22 pikë, 7 kërcime për ekipin, ndërsa luajti 12 minutat e fundit të ndeshjes me 4 gabime personale.

Jean Salumu shtoi 13 pikë, ndërsa Aleksa Avramovic dha 11 pikë e 3 asistime në fitoren e ekipit.

Ndeshja e kthimit Varese-Prishtina luhet pas një jave në Itali, ku Prishtina me tore katër pikëshe dallim, do të mund të arrijë çerekfinalen e FIBA Europe Cup. /IndeksOnline/