21:29 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / C E

Prishtina ndahet me trajnerin, vendin e merr ndihmësi i tij

KB Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Zydrunas Urbonas.

Deri në përzgjedhjen e një trajneri të ri, klubi nga kryeqyteti do të drejtohet nga Albert Sylejmani.

Ky është njoftimi i klubit:

Faleminderit Zydrunas Urbonas!

KB Sigal Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin lituanez, Zydrunas Urbonas.

Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më sot dhe se deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmës-trajneri, Albert Sylejmani.