00:00 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / Gj. Sh

Prishtina në negociata me tre futbollistë të Ballkanit, ja emrat

Trajneri i ri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka nisur ta ndërtoj skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Pas disa transferimeve, Munishi po tenton të transferoj disa nga futbollistët e ish klubit të tij, FC Ballkanit.

Gazetari Arlind Sadiku, ka raportuar se Prishtina është në fazë finale të negociatave me tre futbollistë të Ballkanit, Kushtrim Gashi, Egzon Sinani dhe Arbër Potoku./Indeksonline/