Prishtina njofton dy linja të reja të autobusëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se ka zgjeruar dy linja të autobusëve në kuadër të zbatimit të Reformës së Transportit Publik, me synimin për ta bërë transportin urban më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.
Sipas komunës e cila udhëhiqet nga Përparim Rama, ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë, transmeton IndeksOnline.
” Linja Nr. 3A – Rr. “27 Nëntori” – Lagjja e Spitalit – Mati Zgjatet deri te Rr. “Lugmiri”
Linja Nr. 11 – Prishtinë – Barilevë
Zgjatet deri në kryqëzimin me Rr. “Dul Dragusha””
Njoftimi i plotë: