15:57 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Prishtina nuk i ndahet Dritës, mposht Flamurtarin

Prishtina ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Golat bardheblutë i shënuan Arago Jamal në minutën e 14-të dhe Basid Khalid tre minuta para fundit.

Me këtë fitore, Prishtina është në pozitën e dytë me 47 pikë, tri më pak se Drita, ndërsa Flamurtari është në pozitën e 11-të dhe pretendent kryesor për të rënë nga liga. /IndeksOnline/