20:49 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Prishtina “shkatërron” klubin nga Gjibraltari, shkruan historinë në Europa League (Video)

Skuadra e Prishtinës ka shënuar një fitore historike sot në Europa Ligë.

Klubi kosovar mposhti me rezultat të thellë 5 me 0 ekipin nga Gjibraltari, FC Europa, shkruan IndeksOnline.

Prishtina e nisi mirë takimin, duke shënuar tri gola gjatë pjesës së parë.

Në minutën e 9’të shënoi Armend Dallku, në të 13’të Mankenda dhe në 35’tën Dallku.

Në pjesën e dytë klubi kosovar nuk u ndalë duke shënuar, pasi në minutën 59’të shënoi Januzi kurse në të 86’tën Pefqeli.

Me fitore Prishtina kualifikohet në fazën e 1/8 së finales. Kundërshtari i radhës për Prishtinën do të jetë FC Fola./IndeksOnline/